Juria - ISFFT 2026
Juria
ISFFT 2026
Në edicionin e parë të International Student Film Festival in Tirana (ISFFT 2026), Juria e Festivalit bashkoi pesë profesionistë me përvoja të ndryshme në fushën e kinemasë, edukimit filmik dhe kulturës: Besnik Bisha, Dana Bunescu, Majlinda Tafa, Ben Andoni dhe Shpëtim Baça.
Eksperienca e tyre në regji dhe edukim kinematografik, montazh dhe dizajn zanor, politika dhe promovim audiovizual, kritikë e media, si dhe kinematografi, solli perspektiva të ndryshme profesionale në procesin e vlerësimit. Juria vlerësoi filmat e Përzgjedhjes Zyrtare dhe përcaktoi fituesit e edicionit 2026, duke vendosur në fokus krijimtarinë, gjuhën kinematografike dhe zërat e rinj të filmit studentor.
