Aplikimet për edicionin e dytë të International Student Film Festival in Tirana (ISFFT 2027) janë hapur më 1 tetor 2026.
ISFFT fton studentë të filmit nga e gjithë bota të aplikojnë me filmat e tyre dhe të bëhen pjesë e një festivali të dedikuar zërave të rinj të kinemasë, edukimit filmik dhe shkëmbimit ndërkombëtar.
Për të aplikuar, vizitoni faqen e festivalit ne platformën e “FilmFreeWay” duke klikuar butonin e mëposhtëm.
Aplikimi për Workshop
Aplikimet për Workshop-et e ISFFT 2027 do të hapen së shpejti. Workshop-et do t’u ofrojnë studentëve të filmit mundësinë për të zhvilluar praktikën e tyre krijuese dhe profesionale përmes punës dhe shkëmbimit të drejtpërdrejtë me kineastë dhe profesionistë të industrisë.
Programi Edukativ
Edukimi është në qendër të ISFFT. Programi Edukativ 2027 do të bashkojë studentë, pedagogë, kineastë dhe profesionistë të industrisë përmes masterclass-eve, workshop-eve, paneleve dhe shkëmbimeve profesionale. Informacioni mbi mentorët, temat, kriteret dhe mënyrën e aplikimit do të publikohet së shpejti.
Programi i Filmave
Programi i Shfaqjeve i ISFFT 2027 do të prezantojë një përzgjedhje të re të filmave studentorë nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor, Evropa dhe vende të tjera të botës. Përzgjedhja Zyrtare dhe kalendari i plotë i shfaqjeve do të publikohen pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes.